UBT

Përfundon drafti i parë i zonës Ekonomike në Llabjan, përfitues edhe Lugina

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ekspertet komunal Sami Vllasaliu dhe Sabedin Vllasaliu në bashkëpunim me ekspertët e komunës së Gjilanit kanë marrë pjesë në takimin e prezantimit të draftit të parë për ndërtimin e qendrës Ekonomike në Llabjan të Artanës.

Takimi është zhvilluar në Zyrat e komunës së Gjilanit , ndërsa prezantimi i draftit është bërë nga ekspertët vendor dhe ata ndërkombëtarë që janë të angazhuar në hartimin e këtij projekti.

Sami Vllasaliu tha se është duke u hartuar një projekt shumë i rëndësishëm për rajonin lindje pasi që në këtë lokacion bëhet kryqëzimi i të gjitha rrugëve që lidhin komunat e regjionit të Gjilanit duke mos harruar edhe komunat e Luginës së Preshevës raporton rajonipress.

GRANDEMALL

Nga ekspertet e komunave sipas Vllasaliut janë dhanë disa plotësime dhe ndryshime që duhet të përfshihen në hartimin e këtij projekti duke filluar nga ndryshimi i hyrjes në qendër, dislokimi i rrjetit energjetik, dislokimi i sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit, dhe nga ekspertët është propozuar ndërtimi i një trafo për këtë zonë.

Ndryshe nga ky takim pritet të evidentohen të gjitha vërejtjet e ekspertëve vendor e ndërkombëtarë në mënyrë që ato pastaj të inkorporohen në planin final të projektit.

Gjatë tërë kohës sa ka zgjatur takimi ekspertët shqiptar kanë komunikuar me ekspertin e huaj i cili përmes rrjetit social është përgjigjur të gjitha interesimeve e tyre që lidhen me zonën ekonomike të Lindjes./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.