UBT

Përfundon asfaltimi i rrugës “Ali Hadri” në lagjen “Iliria”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Punët në Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar edhe në kohën e pandemisë. Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Ali Hadri” në lagjen Iliria në Kamenicë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se Kamenica po ndërtohet dalëngadalë dhe se punët për qytetarët e Kamenicë do të vazhdojnë.
“Dalëngadalë Kamenica po ndërtohet. Asfaltimi i rrugës “Ali Hadri” në lagjen Ilira sot përfundoi, ndërkaq që ne vazhdojmë me punë për qytetarët tanë”, ka thënë Kastrati.

Edhe nënkryetari i komunës, Faton Jakupi ka uruar banorët e kësaj lagje pas përfundimit të asfaltimit të rrugës “Ali Hadri”.

Hidromorava

“Rruga “Ali Hadri” -lagja Iliria. Edhe kjo rrugë po asfaltohet sot, urime banorëve të kësaj lagje. Vazhdojmë!”, tha Jakupi.

Asfaltimi i 15 rrugëve lokale, është duke u bërë në kuadër të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Ministria e Infrastrukturës./rajonipress/