UBT

Përfundon aksioni për pastrim në Kamenicë në kuadër të projektit “Ta pastrojmë Kosovën”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Aksioni tre mujor për pastrimin e Kamenicës ka përfunduar suksesshëm në komunën tonë. Koordinatori i Task Forcës Komunale Faton Jakupi ka prezantuar raportin mbi procesin e këtij aksioni në Komunën e Kamenicës.

Në raportin përfundimtar të Task Forcës komunale thuhet se janë larguar 24 deponi, 3740 thasë me mbetje urbane dhe 2615 ton mbetje të ngurta.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati i ka falënderuar të gjithë vullnetarët që kanë ndihmuar në aksionin për pastrim.

Mobi Casa

“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët, vullnetarët shkollat, OJQ-të, zjarrfikësit, Kryqin e Kuq, kompanitë publike (Hidromorava e Eco Higjiena) e veçanërisht ato private (El-Bau, Fortuna, Global Projekt, Qendra Kopështare, Jaha Company dhe NTP Nori), të cilat na ndihmuan vullnetarisht pa asgjë në këmbim. Këtyre kompanive bashkë me nënkryetarin Jakupi u dhuruam nga një letër falënderimi për kontributin e dhënë në aksionin për pastrimin e Kamenicës”, tha ai.

Kryetari Kastrati poashtu ka bërë apel që të mos hudhen mbeturinat më në vendet joadekuate.
“Aksioni për pastrim ka përfunduar, por unë bëj apel që mos t’i hudhni mbeturinat në vendet joadekuate dhe ta ruajmë ambientin e pastër të Kamenicës sepse të gjithë ata që do të identifikohen do të dënohen me gjobë”, u shpreh Kastrati./rajonipress/