United Hospital

Përfundon aksioni, arrestohet djali i Jonuz Musliut

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ka përfunduar aksioni policor i filluar herët në mëngjes në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit.Burime të sigurta nga vendi i ngjarjes i kanë thënë portalit informativ Titulli.com se me rastin e kontrollimeve të bëra në shtëpinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, është arrestuar djali i madh tij Fatlum Musliu, i cili edhe më herët ishte në kërkim nga organet e rendit.

Burimet e Titullit tregojnë se policia ishte civile por e armatosur rëndë me armë automatike, ndërsa përvec në pronën e N.M. që kanë shkaktuar demolime të dyerve dhe inventarit tjetër, njëherit ka pasur dëme materiale edhe tek prona e Musliut.

Mobi Casa

Fatlum Musliu është marrë për në stacionin e policisë në Bujanoc, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti dy herë kishte arritur që t’i ikë kapjes nga policia.

Ndaj tij tashmë e disa muaj janë ngritur padi penale për “kontrabandë me këpucë” dhe “arratisje nga ambijentet e stacionit policor”./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.