Eko Higjiena

Përfundon “Akademia verore 2014”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Në një ceremoni solemne të organizuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, mbyllën me sukses punimet dhe u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave të të dyja aktiviteteve si “Akademia Verore 2014” dhe “Konferenca studentore”.

Po ashtu, në këtë ditë mbylli punimet dhe u bë ndarja e certifikatave të “Akademisë Verore 2014”, edhe në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit.

Gjatë kësaj kohe para studentëve të SHKI-së, në të dyja aktivitete, po ashtu edhe para studentëve të Medias kanë ligjëruar një varg profesorësh të lëmive përkatëse. Studentët e SHKI-së realizua edhe vizita në kompani kreative si “RROTA” , “IPKO”, etj, ku më për së afërmi janë njoftuar me procesin e punës në kompanitë e vizituara, si dhe kanë pasur mundësi të jenë më afër një ambienti punues me teknologjitë më të rejat në treg.

UBT

Studentët, e dyja fakulteteve që ndoqën Akademinë u pajisën me certifikata. Ceremonitë u përshëndet nga presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, si dhe nga drejtuesit e Fakulteteve në fjalë.

Punimet e Akademive Verore të fakulteteve tjera do të mbyllen deri më 1 gusht 2014./rajonipress/