Mobi Casa

Përfundojnë ushtrimet fushore të FSK-së në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Ushtrimet fushore “Partnerët 2019” të organizuara nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë përmbyllur gjatë ditës së sotme.

Kryetari Qëndron Kastrati është takuar sot me zëvëndëskomandantin e Forcave Tokësore të FSK-së Hysen Dreshaj dhe i është falënderuar për këtë bashkëpunim.
“Falënderoj FSK-në për ushtrimet në Kamenicë, drejtoreshën për Mbrojtje dhe Shpëtim Pajtesa Kryeziu, stafin e kësaj drejtorie dhe gjithë ekipet reaguese emergjente për mbarëvajtjen e aktivitetit”, tha ai.

Zv.komandanti Hysen Dreshaj ka përgëzuar Komunën e Kamenicës për ushtrimet e përbashkëta, të cilat sipas tij kanë përfunduar me sukses.
“Këto ushtrime janë shumë të rëndësishme për faktin që po ndërtojmë edhe linja të komunikimit e bashkëpunimit. Ne duhet të veprojmë si një trup i përbashkët, për t’iu përgjigjur qytetarëve”, tha ai.

E drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim Pajtesa Kryeziu tha se është e lumtur që ushtrimet simulante përfunduan sipas planifikimeve.

Uji Dea

“Jam shumë e lumtur që këto ushtrime simulante përfunduan sipas planifikimeve tona. Shpresoj që këto nuk do të jenë ushtrimet e fundit në komunën tonë dhe ne si drejtori do të angazhohemi maksimalisht të punojmë së bashku me të gjitha ekipet emergjente”, deklaroi ajo.

Këto ushtrime simulante të realizuara në Kamenicë, janë bërë për testimin e kapaciteteve emergjente lokale.

Të pranishëm ishin edhe Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, Kryqi i Kuq, Shërbimi Spitalor Emergjent, AME dhe Shoqata për Kërkim-Shpëtim./rajonipress/