Përfundojnë në burg të kërkuarit nga Gjykata në Viti e Kamenicë

Gjilan – Në fshatin Smirë dhe Pozharan të Vitisë me urdhëresa të lëshuara nga Gjykata Themelore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar të cilët më pas dërgohen ne vuajtje të dënimit në Burgun e Qarkut në Gjilan njoftoj policia e Kosovës.
Edhe në fshatin Hogoshtë të Kamenicës me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili më pas dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej katër muajve./rajonipress/