KD-gjilan

Përfundojnë korrje-shirjet në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Gani Sadiku, ka thënë se korrje- shirjet kanë filluar më 6 korrik kurse kanë përfunduar më 1 gusht 2013.

“Sipërfaqet e korrura për këtë vit kanë qenë grurë 1700 ha, Elb 70 dhe tërshërë 40 ha. Rreth 9% e sipërfaqeve të grurit janë kositur si ushqim voluminoz për kafshë. Rendimenti mesatar të grurit kanë qenë rreth 4.000 kg/ ha, Elb 2800 kg/ha dhe tërshërë rreth 1800 kg/ha” ka thënë Sadiku.

Uji Dea

Ai tha se në procesin e korrje- shirjeve, këtë vit kanë marrë pjesë 32 autokombaja. “Edhe këtë vit sikurse edhe viteve të tjera korrje-shirjet janë përcjell dhe zhvilluar në bazë të programit të korrje-shirjeve të hartuar nga DBPZHR, si dhe rregullores komunale për korrje-shirje” tha Sadiku.

Sipas tij, komisioni i përbërë nga pesë anëtarë, ka filluar punën së pari në përgatitjen e dokumentacionit, ka bërë kontrollimin teknik të autokombajnave, i ka pajisur me procesverbal mbi plotësimin e kushteve minimale teknike, njoftimin mbi procedurat e korrje-shirjeve, mbrojtjes nga zjarri, formularët për sipërfaqet e korrura e pastaj organi kompetent komunal i ka pajisur me leje të punës./rajonipress/