Hidromorava

Përfundojnë dëshmitë në rastin “Sekiraqa”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të enjten ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarëve në lidhje me rastin e personit më konfliktuoz në Prishtinë, Enver Sekiraqa. Ky i fundit akuzohet se e ka shtyrë Arben Berishën, tashmë i dënuar me 35 vjet burgim, që në gusht të 2007-s ta vrasë policin e mbrojtjes së afërt, Triumf Riza.

Eksperti financiar, Musa Tropija, dhe inxhinierja e arkitekturës, Valbona Saliuka, të enjten janë paraqitur në gjykatë, ndërsa e kanë elaboruar raportin lidhur me shtëpinë e Arben Berishës. Hetuesia pretendon se Berisha e ka vrarë Rizën teksa është shtyrë nga Enver Sekiraqa dhe atë në këmbim të parave.

Nën dyshimin se me paratë e marra nga Sekiraqa, Arben Berisha dhe babai i tij Avdyl Berisha e kanë ndërtuar shtëpinë në Prishtinë, gjykata të enjten i ka ftuar dy ekspertët të cilët e kanë paraqitur raportin e tyre në lidhje me shtëpinë e Avdyl Berishës. Dy dëshmitarët, në bazë të analizave që i kanë bërë, kanë thënë se shtëpia e Avdyl Berishës ka kushtuar mbi 33 mijë euro, derisa vetë Sekiraqa duke u përfshirë në këtë dialog, ka thënë se një shtëpi e tillë, çfarë është ajo e Arben Berishës, mund të ndërtohet me një çmim shumë më të lirë.

Sekiraqa gjatë fjalës së tij ka thënë se praktikisht është ekspert i ndërtimit dhe se pos ndërtimit të shtëpive të tij i ka ndihmuar edhe babait të tij, i cili për dhjetëra vite ka ndërtuar më shumë se 300 deri në 400 shtëpi.

Eco Higjiena

Gjatë fjalës së tij, Sekiraqa është munduar ta bindë trupin gjykues që shtëpitë në Kosovë mund të ndërtohen shumë më lirë dhe jo siç e kanë paraqitur ekspertët në raportet e tyre. Por megjithatë rastit për të cilën akuzohet Sekiraqa, ku i fundit ka thënë se nuk i intereson se sa ka paguar babai i Arben Berishës për shtëpinë e tij, ngase, sipas tij, asnjëherë nuk ka qenë në atë shtëpi dhe madje nuk e ka ditur ku gjendet.

“Sa për neve, edhe 100 mijë euro nëse ka kushtuar shtëpia e Avdylit (babait të Arben Berishës) neve nuk na intereson, por meqë i hymë kësaj pune, po i jap këto qartësime”, ka thënë Sekiraqa, teksa në cilësinë e provave materiale ka tentuar që gjykatës t’ia dorëzojë disa fotografi të shtëpive të tij, fotografi në të cilat shihet edhe vetë Sekiraqa në cilësinë e ndërtuesit të shtëpive.

Sekiraqa fotografitë i ka paraqitur në pjesën e parë të seancës derisa në pjesën e dytë është bërë administrimi i provave. Me dy ekspertët dëshmitarë që janë dëgjuar të enjten, ka përfunduar edhe marrja në pyetje e dëshmitarëve në lidhje me të akuzuarit Enver Sekiraqa.

Gjatë seancës së radhës pritet të bëhet shqyrtimi i provave që janë në lëndë, ndërsa para se të jepet verdikti, me fjalët e tyre përfundimtare pritet të paraqitet prokurori i rastit, Andrew Carney, si dhe i pandehuri i vetëm i këtij rasti Enver Sekiraqa./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.