Fundamenti

Përfundoi kampionati i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kampione shpallet klubi futbollistik “FC MEGI” “…Ne do ju mbështesim vazhdimisht dhe e vlerësojmë punën tuaj të madhe”.

Në një ambient të shkëlqyeshëm dhe mot të mirë u zhvillua rundi i fundit i garave në Ligën Shqiptare të Futbollit të Austrisë.

Kjo ishte edhe dita kulmore kur ndahen kupa, medalje, falënderime për të gjithë ata që ndihmuan në mbarëvajtjen e kampionatit. Nuk ishte i pakët vargu i atyre që sot u stolisën me ndonjë nga simbolet e sportit më të popullarizuar në glob, futbollit.

Garat përfunduan solemnisht nga kryetari i LSHFA, z.Qani Sylejmani. Ai përshëndeti të pranishmit dhe falënderoj të gjithë ata që ndihmuan mbarëvajtjen e ligës, sponsoret e zellshëm, pa të cilët nuk do kishim as kampionat. LSHF në Austri vazhdimisht e kanë mbështetur edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës.

I pari i diplomacisë nga Kosova në Austri, Shkëlqesia e Tij Sabri Kiqmari, ambasador i cili përshëndeti të pranishmit, lojtarët dhe udhëheqësit e LSHF në Austri. “E ndiej veten krenar me punën e mirë që mërgimtarë bëjnë, njëra nga ato është puna e LSHF në Austri. Garat që ju zhvilloni, qëndrimi, kultura e treguar janë me rëndësi në jetën tonë, imazhin tonë këtu në Austri. Ne do ju mbështesim vazhdimisht dhe e vlerësojmë punën tuaj të madhe”. Ishte prezent edhe z. Imer .Lladrovci, konsull i sapo emëruar në Austri, ishin edhe përfaqësues nga mediat, z.Demir Reshiti nga RTK- dhe përfaqësuesit e TV- Hana nga Kumanova.

Eco Higjiena

Moti ideal ndikoj në nivelin e lartë të garave ku fituese e gjithë kampionatit doli “FC-MEGI” me 41 pikë të tubuar në renditjen përfundimtare në tabelën e kampionatit. Në vendin e dyte renditet “FC.TIMI” me 35 pike, kurse me 32 pikë vendi i tretë i takoi “FC.SHQIPONJA” ,duke vazhduar: “FC A.ZHITIA” 29 pikë, “BISH” 28; “KF-STRUGA” 21, “FC-SHARRI” 8, “FC-VËLLAZNIMI” 6, dhe e fundit “L. E MALËSISË” me 6 pikë. Kupën e lojtarit më të mirë të kampionatit e mori futbollisti Bujar Demaku (FC-Megi), kurse golashënuesi më i mirë u shpall Enes Rexhepi (FC-Timi), portieri më i mirë Ilir Sulejmani (FC-Timi). Po ashtu me kupë u nderuar ekipi më i disiplinuar “FC-BISH” ndërsa trajneri më i mirë u shpall Nexhbedin Lleshi (FC-A.Zhitia).

Ai i cili dha shumë me aktivitetin e tij ishte z.Mexhid Bislimi nga FC-Timi i cili u shpall edhe Aktivisti i Kampionatit. Ndarjet e kupave dhe medaljeve u shoqëruan me vallet e ekzekutuara nga shoqëria kulturo-artistike “12 Qershori”. Veçan atmosferën e ngrohu vallja shqiptare “Shota” e luajtur nga valltarët e valltaret entuziast nën drejtimin e koreografes Rolanda Limani.

Moderimin e rrjedhës së pjesës solemne e bëri z.Salih Januzaj. Ai njëherit është kandidat në zgjedhjet austriake pas një jave, nga radhët e shqiptarëve. Ai është kandidat i Partisë Socialdemokrate e Austrisë(SPÖ). U kërkua nga të pranishmit që kanë të drejtë vote ta shkruajnë emrin Saliuka në rendin e SPÖ në fletëvotim.

Në mesin e spektatorëve kishin ardhur edhe shumë figura arti, kulture, shkence nga radhët e mërgimtarëve. Dr. Alim Arnauti, një veprimtar i njohur shqiptar nga Kosova i shpërngulur në Siri i cili jeton në Vjenë. Xhevat Bala, drejtor i “Albacopy” i njohur si veprimtar i devotshëm.

Dr.Ina Arapi, studiuese pranë Institutit të Europës Lindore dhe aktiviste në Institutin Kulturor “Aleksandër Moisiu” në Vjenë. Osman Ademi, kryetar i Shoqatës së Mësuesve dhe Prindërve Shqiptarë në Austri. Ishte një ditë takimi e loje e rinisë shqiptare e cila ka nevojë për argëtim e edukim me fjalën dhe qëndrimin në virtytet kombëtare./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.