ARKATANA

Përfundimtare: PDK i ka numrat për Specialen, votimi javën tjetër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Involvimi i Hashim Thaçit për t’i bindur deputetët refuzues të PDK’së ndaj Gjykatës Speciale ka dhënë rezultate. Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës tashmë i ka votat për ndryshimet kushtetuese që çojnë në themelimin e Gjykatës.

“Aq numra sa i duhen Hashim Thaçit aq i kanë premtuar që tash do të votojnë në favor të Gjykatës Speciale “ i kanë thënë gazetës burime nga takimi i sotëm i Grupit Parlamentar të PDK’së ku ka marrë pjesë personalisht edhe kreu i PDK’së Hashim Thaçi.

Sido që të jetë jo të gjithë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës do ta japin mbështetjen për Gjykatën. Nait Hasani ka lëshuar mbledhjen, ndërsa Fadil Demaku ka thënë se nuk do të votojë pro.

FIDANISHTJA

Burime të Express po ashtu bëjnë të ditur se qysh në javën e ardhshme pritet që Kuvendi të votojë për Gjykatën Speciale.

Edhe pse publikisht zyrtarë të PDK’së publikisht kanë thënë se atëherë kur të sigurohen votat Kuvendi do të mblidhet. Sido që të jetë, sipas shefit të Grupit Parlamentar Adem Grabovci, Thaci u ka thënë deputetëve që gjithçka duhet të përfundojë deri në muajin shtator dhe se deputetë nuk mund të shkojnë në pushime verore para kësaj kohe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.