Përfundimisht të majtët në Shqipëri 84 mandate, të djathtët 56

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tiranë – Përfundon numërimi i votave në të gjithë vendin. Koalicioni i majtë ka marrë 84 mandate, koalicioni i djathtë 56 mandate.

Në garën e 23 qershorit PS-ja kryeson në 11 nga 12 qarqet, respektivisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër, Lezhë, ndërsa në Kukës, pas verifikimit të tabelave të rezultateve, u shpall fitues koalicioni i djathtë me 3 mandate të fituara kundrejt 1 të opozitës.

Referuar rezultateve të dala nga numërimi i votave të zgjedhjeve të 23 qershorit, aleanca e kryesuar nga PS siguroi 84 mandate, ndërsa PD së bashku me aleatët e saj PDIU dhe PR 56 mandate. LSI mori 16 vende në Kuvend, PDIU 4, PR 4 dhe PBDNJ 1.

Mobi Casa

Ndarja e mandateve

Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”:
– Partia Socialiste (PS) – 66 mandate
– Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – 16 mandate
– Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) – 1 mandat
Në total: 84 mandate

Koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”:
– Partia Demokratike(PD) – 49 mandate
– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) – 4 mandate
– Partia Republikane (PR) – 3 mandate
Në total koalicioni i djathtë: 56 mandate.