Mobi Casa

Përfundimisht: Diva Adelina Ismaili e pakonkurencë në estradën shqiptare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili vazhdon të jetë prezente në ekranet shqiptare, përmes emisionit të saj javor “Tete a Tete me Adelinen”, që tanimë si koncept ka hyrë në zemrat e publikut, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Në emisionin e fundit, e ftuar ishte këngëtarja e njohur shqipatare Aurela Gaçe, për të cilën Adelina ka theksuar se ” Disa njerëz vijnë që të pasurojnë zemrën, të na ndriqojnë shpirtin, të na e bëjnë jetën më të madhe. Ka shumë yje në qiell. Por është vetëm një hënë. E tillë je ti Aurela jonë. Të dua”.

Derisa përmes llogarisë së saj sociale, edhe këngëtarja e njohur shqipatare Aurela Gaçe ka potencuar se Adelinen e ka admiruar qysh kur e ka parë për herë të parë në skenë dhe doza e admirimit nuk u ul kurre gjatë viteve.

FIDANISHTJA

“Mbase ne të dyja s’kemi pasur mundësinë te rrufisim kafe te gjata e te shijojmë shoqërinë e njëra-tjetrës e mbase largësia s’na ka dhene mundesine te jemi shoqe, por, kjo s’mê ka penguar të shpreh admirimin tim për Adelinën. Kjo,jo sot. Absolutisht që jo. E kam admiruar qysh kur e kam parë për herë të parë në skenë dhe doza e admirimit nuk u ul kurre gjaté viteve.
Unë i dua guximtaret , sidomos kur ato jane vajza.
Adelina është kjo që eshte sepse ka qënë e vërtetë ne atë që shfaqte në skenë, qysh fëmijë ,në adoleshencë e tani.
Në fund te fundit ne percjellim energjitë, valët tona , e ajo,@adelinaofficiel mua më ka percjellë energjinë e njeriut qê do skenën në të gjitha dimensionet.
Kur mora ftesën te jem e ftuar në programin e saj, thjeshte nuk mund te refuzoja dikë që admiroj e respektoj… shkova të ndaj energjinë me të,si.me një mike te vjetër tek e cila ke besim se të jep vetëm dashuri”, ka shkruar Aurela.

E me fotografitë e fundit, Diva Adelina e rikonfirmojë se përfundimisht është e pakonkurencë në estradën shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.