UBT

Përfshirja e figurave politike në krime të luftës, dëmton imazhin e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gazeta britanike Guardian, duke komentuar raportin e Prokurorit Special të Task Forcës së Bashkimit Evropian (BE), Clint Williamson, se pjesëtarët e ish UÇK-së kanë kryer krime, thekson se ky raport i ka ballafaquar figurat më të larta të skenës politike të Kosovës me akuza për krime të luftës.

Në analizën e saj, Guardian parashtron pyetjen se çka do të ndodhte nëse politikanët që dyshohen do të tentojë ta bllokojnë formimin e Gjykatës, duke e përdorur fuqinë e tyre politike, pyetje kjo për të cilën Williamson thotë se ky veprim do të shihej si tentim i politikanëve për të shpëtuar lëkurën e tyre e jo mbrojtjen e interesave të vendit.

Dalja e pretendimeve se figura të larta politike kanë kryer krime të luftës, do ta dëmtonte seriozisht imazhin e Kosovës. Këtë e thotë analisti Shpend Kursani. Sipas tij, në raportin e paraqitur nga Williamson, thuhet se në krime – siç janë vrasjet, rrëmbimet, zhdukjet e detyruara, burgimet e paligjshme në kampe në Kosovë dhe në Shqipëri, dhuna seksuale ndaj serbëve dhe shqiptarëve, si dhe përdhosjet e ndryshme – kanë qenë të inkuadruar njerëz të lartë në hierarkinë e së ish UÇK-së.

Ai ka thënë se së pari duhet të presim të shohim se ndaj cilëve individë do të ngritët aktakuzë.

“Pastaj mund të shohim nëse këta njerëz, përpos strukturave të larta të UÇK-së, a kanë qenë të përfshirë edhe në strukturat e larta shtetërore të krijuara pas luftës, gjë që është e mundshme. Në rast se të akuzuarit kanë qenë të përfshirë në strukturat e larta shtetërore, kjo mendoj do ta dëmtojë edhe më tej imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Por, më e keqja është se kjo do të tregonte shumë për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, i cili do të rezultonte se nuk ka qenë në gjendje që t’i përndjekë kriminelët e ndryshëm. Nëse këta persona kanë qenë në strukturat e larta shtetërore, atëherë shtrohen edhe pikëpyetje për përfshirjen e mundshme të tyre në zhdukjen e dëshmitarëve, çka ia pamundëson një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë gjykimin e drejtë, nga i cili mund të ngushëllohen viktimat apo familjarët e tyre sado pak”, ka thënë Kursani për Telegrafin.

Në anën tjetër, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Rexhep Selimi, njëherësh eksponent i lartë i ish UÇK-së, në një prononcim për Telegrafin, duke i komentuar deklaratat e Williamsonit, ka thënë se UÇK-ja nuk ka pasur target as për qëllim që t’i realizojë ato krime që janë përmendur në raportin e Williamson-it.

Mobi Casa

Ai ka theksuar se UÇK-ja është e ndarë nga çfarëdo krimi dhe çfarëdo shkelje eventuale e ligjeve të luftës. UÇK-në, sipas tij, duhet ta shohim të ndarë nga çfarëdo aktiviteti kriminal.

“Nuk mund ta paramendoj se ushtria e cila synonte çlirimin e Kosovës, të ketë qenë pjesë e aktivitete kriminale. UÇK-ja është e ndarë nga cilido individë, kushdo qoftë ai. Në rast se dikush ka vepruar gjëra të tilla, kjo nuk do të thotë që kjo ushtri ka kryer krime”, ka thënë Selimi për Telegrafin.

Ndryshe, në një konferencë për media në Bruksel, të mbajtur sot, Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, duke paraqitur raportin e hetimeve të bazuara në raportin e Dick Martyt, ka thënë se gjatë luftës në Kosovë ka pasur dhunë dhe krime ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, por edhe ndaj figurave politike gjatë dhe pas luftës. Andaj, ekziston baza për ngritjen e aktakuzave ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Ai ka thënë se Gjykata duhet të themelohet, por se kjo do të ndodhë pasi të themelohet Kuvendi i Kosovës.

“Deri në themelimin e Gjykatës, ne do t’i mbajmë të mbyllura të gjeturat”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.