Fundamenti

Përfshihet nga zjarri një pjesë e “Agmia Center”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sipas policisë së Gjilanit roja e objektit te “Agmia Center“, ka njoftuar Policinë përmes telefonit se rreth orës 02:22 ka shpërthyer një zjarr, në katin e dytë të objektit në Gjilan.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale tha se rastit me urgjence iu ka përgjigjur patrulla e policisë e cila së bashku me dy njësit e zjarrfikësve të cilët së bashku me inspektorin e zjarreve kanë arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa KEK-u e ka ndërprerë rrymën elektrike.

Njësiti i zjarrfikësve shpejtë e ka lokalizuar zjarrin, por dëmet megjithatë janë të konsiderueshme. Hashani tha se pasojat e tymit janë përhapur edhe në lokale të tjera të cilat nga ana e brendshme janë të hapura mes veti.

UBT

Deri tani janë njoftuar edhe Hetimet Regjionale të cilët së bashku me njësitet e krim teknikës kanë dal në vend ngjarje.

Në bazë të hetimeve preliminare shkaktari i zjarrit dyshohet të jetë rryma elektrike. Hetimet rreth shkakut të zjarrit do të epen nga raportet e ekspertit të zjarreve që po ashtu ka procedua në vendin e ngjarjes. Hetimet në lidhje me këtë rast janë në vazhdimësi tha Hashani./rajonipress/