Fundamenti

Përfshihet nga zjarri një butik në Viti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës nga Vitia ka raportuar në Policinë sê Kosovës se në butikun e tij në Viti është shkaktuar një zjarr i cili dyshohet se ka ardhur nga instalimi elektrik.

ARKATANA

Sipas ankuesit vlera e demit të shkaktuar është e konsiderueshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që rasti të iniciohet si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe t`i referohet njësisë së hetimeve për hetime të mëtutjeshme ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i Policisë./rajonipress/