Përfshihet e tëra nga zjarri shtëpia e zyrtarit komunal në Kllokot
Gjilan – Të hënën vonë pasdite në Mogillë të Vitisë është përfshirë nga flakët shtëpia e Bislim Trenës zyrtar komunal në Kllokot. Hasan Rashiti nënkryetar i komunës së Kllokotit i pari ka dal në vendin e ngjarjes, por përkundër intervenimit të shpejt edhe të zjarrfikësve shtëpia është djegur e tëra.
Hasan Rashiti tha për rajonipress se ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes, sapo ka dëgjuar për lajmin. “Një fatkeqësi ka ndodhë këto çaste në Mogillë, Komuna e Kllokotit. Është kape nga zjarri dhe është djeg në tërësi shtëpia e Bislim Trenes. Edhe pse u intervenua nga zjarrfikësit e Njësisë së Vitisë me shumë shpejtësi dhe profesionalizëm nuk u arrit dot të shpëtohet” ka shkruar Rashiti.
Hasan Rashiti tha se Bislimi është punëtor i Komunës së Kllokotit dhe me një gjendje jo të mirë ekonomike. “Do shikojmë mundësitë që ka Komuna ta ndihmojmë, por ju bej apel të gjithë atyre njerëzve që janë në mundësi ta ndihmojnë këtë familje” tha Rashiti./rajonipress/


