KKVITI

Përforcimi më i madh i Napolit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Cili ishte përforcimi më i madh i Napolit në afatin e fundit kalimtar? Është e vështirë të gabosh nëse përmendet emri i Valon Behramit. Futbollisti kosovar ka luajtur më së shumti ndeshje në këtë pjesë të sezonit. Jo vetëm minutat e luajtura, por edhe paraqitjet e tij kanë rëndësi.

Kur Napoli kishte bërë të ditur për transferimin e tij së bashku me Gamberinin, nuk munguan as gjykimet e skeptikëve rreth zgjedhjeve të drejtorit sportiv Riccardo Bigon. Futbollisti i atëhershëm i Fiorentinës nuk ishte marrë nga tifozët dhe nuk konsiderohej një top lojtar.

UBT

Edhe trajneri Walter Mazzarri e kërkonte një lojtar të madh, por nuk ishte i vetëdijshëm që atë tashmë e kishte në ekip. Pas disa javësh, përfaqësuesi zviceran i bindi të gjithë, duke e deklasuar menjëherë bashkëkombësin Blerim Xhemajli, që përfundoi në bankinë. Sot mesfusha Azzurre i takon pikërisht ish futbollistit të Veronës, Lazios e West Ham Unitedit.

Ndër të tjera, Behrami është lojtari i Serie A që i ka fituar më së shumti duele, plot 38. Ishte kjo karakteristika e lojtarit që i nevojitej Napolit. Ai gjithashtu ka qenë i saktë në 92 për qind në pasimet e tij, më i miri te Napoli. I fortë fizikisht, autoritativ në fushë dhe preciz në pasime. Ky është Behrami të cilin po e shijon populli napolitan.(express)