UBT

Përforcime masive të AAK-së në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të organizimit dhe konsolidimit të mëtejmë të strukturave të AAK-së në mbarë vendin, në Degën e AAK-së në Kamenicë, solemnisht projektit fitues të AAK-së për zgjedhjet e ardhshme lokale i janë bashkuar personalitete të shquara të kësaj komune, nga të gjitha partitë politike tha për rajonipress Lulzim Leci kryetar i AAK-së.

Aderuesit e rinj në kuadër të këtij rigrupimi në AAK, janë njerëz me vlera, personalitete me pedigree dhe të shquara në fusha të ndryshme të jetës në këtë qytet.

Para disa ditësh Degës së AAK-së në Kamenicë, nën udhëheqjen e Lulzim Lecit, i janë bashkuar:nënkryetari i Degës së LDK-së në këtë komunë, Satmifer Kryeziu, njëherit delegate e kësaj partie në Kuvendin Komunal të Kamenicës, Ramadan Basha, ish-kandidati i AKR-së për kryetar të kësaj komune, Fadil Hoti, veprimtar i LDK-së, Arton Maliqi, bashkë me shumë kolegë të tjerë nga Dega e VV-së dhe Hasan Morina, Selajdin Basha, Mevlush Kallaba e Basri Myrtaj, nga Dega e PDK-së.

KKVITI

Ndërkaq, të shtunën AAK-së i janë bashkuar delegatët e KK të Kamenicës, nga Dega e LDK-së, Valbonë Keka e Burim Dermaku dhe Pajtesa Kryeziu, aktiviste e LDK-së.

Me rastin e këtij bashkimi masiv me AAK-në, kolegëve të rinj në struktura të partisë iu ka dëshiruar mirëseardhje Lulzim Leci, nënkryetar i Komunës së Kamenicës dhe kryetar i Degës së AAK-së në Kamenicë.

Ai ka thënë, me këtë rast, se ky bashkim me AAK-në dhe projektin tonë fitues, do të premtojë shumë në angazhimin më të madh dhe më me përkushtim të të gjithë aleancistëve për një Kamenicë më të zhvilluar dhe një shans të mirë për qytetarin kamenicas./rajonipress/

Mund të ju interesoj: