UBT

Përfituesit e tenderëve milionësh nuk dalin para drejtësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prokuroria ka dështuar t’i çojë para drejtësisë përfituesit e miliona eurove të shtetit në tenderë të dyshimtë, shkruan sot Koha Ditore.Dymbëdhjetë të akuzuar, përfshirë “një peshk të madh”, kanë shpëtuar pa u gjykuar për korrupsion për shkak të shkeljeve që kanë bërë prokurorët e EULEX-it. Aktakuzat kanë rënë poshtë në fazën fillestare për shkak të hetimeve dhe ngritjes së aktakuzave përtej afatit ligjor prej dy vjetësh.

Tenderi në vlerë mbi 6 milionë euro i fituar nga djali i vëllait të Sami Lushtakut dhe një tender për furnizim me armë të Policisë së Kosovës mbi dy milionë euro janë hedhur poshtë me vendim të Gjykatës brenda dy muajsh. Procedurat penale kundër të akuzuarve kanë përfunduar si pasojë e shkeljeve ligjore nga dy prokurorë të EULEX-it.

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka hedhur poshtë aktakuzën kundër kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, shefit të prokurimit në këtë kompani publike, Driton Pruthi, pronarëve të kompanisë “Security Code”, Milaim Lushtaku dhe Esat Tahiri, si dhe ekspertit të OSHP-së, Azem Duraku.

Fundamenti

Një aktakuzë tjetër është hedhur poshtë dy muaj më parë.

http://koha.net/?id=3&l=72036

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.