UBT

Përfituesit e borxheve publike dihen të premten

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

E premtja është dita e fundit kur institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike duhet të finalizojnë listat e qytetarëve që do të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve. E procedurat për shlyerjen e borxhit, do të nisin nga java e ardhshme, shkruan sot Koha Ditore.

Afatet janë vënë nga Qeveria nëpërmjet një udhëzimi administrativ, e i cili nuk është publikuar. Gazeta e ka siguruar një përmbajtje të tij. Nëpërmjet këtij dokumenti përcaktohen procedurat dhe afatet për faljen e borxheve publike që personat fizikë dhe juridikë kanë ndaj institucioneve dhe agjencive të pavarura për periudhën deri në fund të 2008-s, por edhe disa lehtësira për borxhet publike deri në fund të 2014-s.

Eco Higjiena

“Institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike … deri më 2 tetor 2015 i identifikojnë dhe përgatisin listat e të gjithë personave fizikë dhe juridikë që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike sipas nenit 4 të Ligjit, si vijon: Listën e personave fizikë dhe juridikë që kanë borxhe dhe shumën e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, dhe; listën e personave fizikë dhe juridikë që kanë borxhe për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014”, thuhet në udhëzim administrativ. “Lista duhet të përmbajë shumën e borxhit bazë, ndëshkimet, gjobat, interesin dhe obligimet tjera që rrjedhin nga mospagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për secilin person në baza vjetore dhe duhet të renditen në mënyrë alfabetike, veçmas për personat fizikë dhe personat juridikë”

http://koha.net/?id=27&l=77317

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.