Eko Higjiena

Përfitonte pension invalidor dhe punonte ‘bodyguard’ në disko, dënohet me burg

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Në kohën kur Zvicra përgatitet të votojë në referendumin mbi survejimin e personave të dyshuar për keqpërdorim, një përkrahja e madhe vjen nga vendimi i Gjykatës zvicerane, që ka rikonfirmuar dënimin e një shqiptar.

Referendumi i 25 nëntorit konkretisht bën fjalë për vëzhgimin e fshehtë në shtëpitë e disa përfituesve të pensionit invalidor, por që në fakt shteti ka dyshime se ai shtiret si i tillë vetëm për të mos punuar dhe fituar shuma të majme, shkruan bazonline.ch. Një shembull është 47 vjeçari kosovar i cili kishte përfituar për rreth dhjetë vjet pa të drejtë pensionin invalidor – ose më konkretisht – i ka sjellë 420 mijë franga dëme buxhetit zviceran.

Rezyme e ngjarjes

Burri nga Kosova pësoi aksident në 2000 në Zürich-Altstetten. Më pas ai u ankua për dhimbje koke dhe shpine, nervozitet dhe agresivitet. Gjendja e tij shëndetësore sa vinte e përkeqësohej, dhe siç kishte potencuar gruaja e tij përpara mjekve, burri i saj ishte izoluar tërësisht dhe përkujdesej sikur të ishte një fëmijë, përcjell albinfo.ch. Burri u shpall 100 përqind i paaftë për punë dhe fitoi pensionin. Përveç kësaj, dy komunat e tij rezidenciale i paguan atij shërbime shtesë në aglomeratin e Cyrihut.

Akuzat filluan nga 2008

Në tetor 2008 një person anonim është paraqitur në Zyrën për përfitimin e pensionit invalidor dhe ka treguar se burri nga Kosova prej pesë vitesh punonte në të “zezë” si bodyguard/roje në një diskotekë. Zyra invalidore vendosi një detektiv privat për të vëzhguar privatisht 47 vjeçarin. Aty u zbulua se ai shkonte rregullisht në pushime në Kosovë, voziste vetura luksoze, kishte vizituar rivieren egjiptiane dhe turke, kurse në vendlindje kishte ndihmuar një të afërm për të ndërtuar një shtëpi, përcjell albinfo.ch.

FIDANISHTJA

Përfitues i ndihmave kishte qenë edhe bashkëshortja e tij, që përkundër kësaj, punonte si frizere. Sëbashku, edhepse përfitues të ndihmave invalidore, ata vozisnin X5.

Për t’u shpallur i pafajshëm, shqiptari theksoi se momentalisht trajtohet te 13 mjekë dhe se pi 13 tableta në ditë. Avokati i tij gjithashtu e mbroi duke thënë se ‘ai është tërësisht i paaftë për punë’.

Por, pasi Prokuroria kërkoi 41 muaj heqje lirie, Gjykata Rajonale e Zvicrës e dënoi në dhjetor 2016 për shkak të mashtrimeve me 36 muaj heqje lirie – prej të cilave 12 duhet me patjetër. Shqiptari e dërgoi çështjen deri te Gjykata e Lartë, e cila u zhvillua të enjten. Kjo përkundër çështjes tepër të vjetër – prej përpara më shumë dhjetë vitesh.

Gjykata është e bindur se 47 vjeçari ka qenë tërësisht i shëndetshëm, duke keqpërdorur fondin invalidor. Gjykatësi pranoi se ai nuk ka qenë njëqindërqind i aftë për punë, por ai është shtirë më tepër se çduhet. Dhe në fund gjykatat zvicerane u shpreh ndaj shqiptarit: “Me veprimin tuaj, keni mundësuar reklamën më të mirë për referendumin e 25 nëntorit.”

https://www.albinfo.ch/perfitonte-pension-invalidor-dhe-punonte-bodyguard-ne-disko-denohet-me-burg/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.