FIDANISHTJA

Përfitimet shëndetësore nga xhenxhefili

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Xhenxhefili është një përbërës shumë i shpeshtë në gatime të ndryshme. Por ai gjithashtu është përdorur mijëra vite me radhë për qëllime shëndetësore.

Xhenxhefili mund të përdoret në shumë mënyra. Ai mund të hahet ashtu i freskët, të thahet, në formë të vajit apo si lëng dhe poashtu të futet në çaj, shkruan medicalnewstoday, transmeton Gazeta Express.

Normalisht konsumimi i frutave dhe perimeve bën që të kemi shumë përfitime shëndetësore.

Por disa nga këto mund të sjellin përfitime më shumë se sa ato të vjetrat. Një nga ato që sjellin përfitime shtesë është edhe xhenxhefili.

Këto janë disa nga përfitimet:

Tretja

Përbërësit në xhenxhefil nhihen për lirimin e stresit, irritimit, stimulojnë lëngjet trupore dhe ndalin kontraktimet gastrike.

Gjithashtu xhenxhefili duket që ka efekte përfituese në enzimën tripsin dhe gjëndrat pankreatike. Po ashtu çliron trupin nga konstipacioni i mundshëm.

Vjellja dhe marramendja

Uji Dea

Tek shumë pacientë përdoret për ndalimin e vjelljes. Poashtu gjatë shtatzanisë preferohet tek gratë për të ulur mundësinë e vjelljes.

Parandalim nga i ftohti dhe gripi

Gjatë motit të ftohtë, pirja e çajit me xhinxher është një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin e nxehtë.

Reduktim të dhimbjeve

Dhimbjet e muskujve pas ushtrimeve ulen me 25% me konsumim të rregullt të xhenxhefilit. Gjithashtu dhimbja që gratë e përjetojnë gjatë ciklit menstrual reduktohet me konsumim të këtij fruti.

Inflamacioni

Xhenxhefili është përdorur për shekuj me rradhë për të ulur inflamacionin dhe për të trajtuar rastet me inflamacion.

Shëndeti kardiovaskular

Redukton kolesterolin, ulë rrezikun e krijimit të mpikjes së gjakut dhe ndihmon në mbajtjen e nivelit mesatar të sheqerit në gjak. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.