GRANDEMALL

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i frutave të thata

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Frutat e thata janë një opsion i shëndetshëm që nuk duhet të mungojë në dietën tuaj. Edhe pse nuk përmbajnë ujë, frutat e thata garantojnë sasi të larta mineralesh dhe proteinash, të domosdoshme për ta nisur ditën plot energji.

Këto super ushqime gjithashtu janë ideale për të luftuar kapsllëkun dhe për të forcuar kockat tona falë përmbajtjes së lartë të kalciumit dhe zinkut.

Frutat e thata janë një aleat i shkëlqyer për shëndetin, sidomos nëse konsumohen në doza të ekuilibruara. Ato përmbajnë sasi më të larta nutrientësh dhe sigurojnë 4 herë më shumë energji se frutat e freskëta.

Asimilohen më mirë nga organizmi dhe ndihmojnë në tranzitin e zorrëve.

Përfitimet nga konsumimi i 100gr fruta të thata në ditë:Janë një burim natyral hekuri, kalciumi, magnezi e zinku, një thesar natyral për kockat dhe për të luftuar osteoporozën.

Parandalojnë disa sëmundje degjenerative falë përmbajtjes së lartë të vitaminave E, C dhe antioksidantëve.

Përmirësojnë tretjen, kujdesen për zorrët dhe evitojnë akumulimin toksinave ose elementeve helmues për organizmin tonë.

ARKATANA

Janë burim natyral kaliumi e vitaminash të grupit B, ideale për kockat.

Nuk përmbajnë kripë dhe janë të pasura me mikronutrientë që na lejojnë të reduktojmë hipertensionin arterial.

Frutat e thata janë të pasura me yndyra të shëndetshme si omega 3 dhe omega 6.

Luftojnë ankthin dhe oreksin.

Sigurojnë energji dhe rendiment fizik për ata që bëjnë sport.

Janë kapsula energjie, ideale për grate që po përballen me menopauzën dhe ndihen të lodhura dhe në gjendje jo të mirë humori.
Disa nga frutat e thata më të mira që mund të konsumoni janë: Fiqtë e thatë, kumbullat e thata, kajsitë e thata, rrushi i thatë, hurma arabie, boronicat e thata etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.