UBT

Përfitimet njëvjeçare të deputetëve e të ministrave jofunksionalë

/ 2 minuta lexim
HW

Ndonëse nuk e ushtrojnë detyrën e tyre që nga 22 gushti i këtij viti, deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre prej rreth 2 mijë eurosh. Të njëjtat përfitime, përpos ish-deputetëve, do t’i gëzojë edhe për një vit gjithë kabineti qeveritar në dorëheqje, duke përfshirë ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë etj.

120 deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, 21 ministrat, mbi 80 zëvendësministra, si dhe afro 100 këshilltarë politikë të qeverisë “Haradinaj” do të vazhdojnë t’i marrin pagat edhe pas përfundimit të mandatit të tyre.

Këto përfitime ata do t’i gëzojnë deri më 27 gusht të vitit 2020, kur edhe përfundon afati ligjor, i paraparë me Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, i cili është hartuar dhe është miratuar në vitin 2010 e që e përcakton kompensimin e pagës bazë të deputetit për një periudhë 12-muajshe pas përfundimit të mandatit të tyre.

ARKATANA

Përpos deputetëve, pa përfitime nuk do të mbetet as ish-kabineti i qeverisë “Haradinaj”, kjo për shkak se ish-deputetët e legjislaturës së kaluar kishin miratuar një amendament, i cili i shpërblen me pagë kalimtare edhe zëvendësministrat e Qeverisë, duke ua mundësuar atyre të shpërblehen me 70 për qind të pagës për gjashtë muaj edhe pas përfundimit të mandatit, shkruan Gazeta “Zëri”.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të 20 dhjetorit të 2017-s, një zëvendësministër është paguar në vlerën prej 1.150 eurosh, kurse pas përfundimit të mandatit ata do të marrin hiç më pak se 800 euro për periudhën e paraparë sipas ligjit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.