Përfitimet nga ngrënia e boronicave të ngrira

Të gjithë tashmë i dimë të mirat që sjell konsumimi i boronicave të freskëta. Është dëshmuar në hulumtime të ndryshme se ju mund të përfitoni shumë duke futur boronicat në dietë, sepse janë nga frutat më të mira që mund të konsumoni. Këto fruta të mahnitshme janë jashtëzakonisht të larta në antioksidues, ushqyes dhe fibra.
Megjithatë, ndoshta vetëm disa nga ju e dinë se konsumimi në gjendje të ngrirë mund t’i bëjë edhe më të shëndetshme. Boronicat nuk janë vetëm një burim i shkëlqyer i fibrave, për shkak të së cilave sistemi i tretjes punon rregullisht, por gjithashtu do të keni rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë. Një nga vetitë më të mira të boronicave të ngrira është aftësia e tyre për të mbajtur zemrën të shëndetshme.
Duke konsumuar boronica të ngrira do të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe si rezultat i kësaj, presioni i gjakut do të jetë i qëndrueshëm. Konsumimi i rregullt i boronicave çon në mbrojtjen e sistemit nervor nga dëmtimi. Tani është koha më e duhur që ju në frigoriferin tuaj me ngritje të thellë, të krijoni një depozitë me boronica, të cilat do t’i konsumoni rregullisht kohë pas kohe, edhe në muajt e dimrit kur kjo frutë nuk mund të gjendet për t’u blerë. /ZERI/