Uji Dea

Përfitimet nga kriza e refugjatëve në Serbi!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Sevdail Hyseni – Shumë shtëpi preshevare i kanë hapur dyert për refugjatët nga lindja, duke u ofruar ushqime, veshmbathje e vendosje, mbi baza vullnetare, pa ndonjë mbështetje nga lartë, Qeveria e Serbisë, e sot, kur ndahen projektet fitojnë ata, të cilët më pak u angazhuan për zgjidhjen e krizës së migracionit, në Luginë të Preshevës.

Marrëveshja e bashkëpunimit midis 14 komunave në jug të Serbisë, të prekura nga kriza e refugjatëve sirianë, në të cilat bëjnë pjesë edhe Presheva dhe Bujanoci, po jep rezultatet e para konkrete.

Marrëveshja e nënshkruar, në Preshevë, nga kryetarët e këtyre komunave dhe Ministrit për Punë dhe Çështje Sociale në Serbi, Aleksandër Vulin, i cili njihet edhe si ministër për Kosovë, ishte i pranishëm edhe drejtori i zyrës së bankës për zhvillim nga Gjermania (KFË) Arne Gros.

Marrëveshja për bashkëpunim në zbatimin e programit ,,Forcimi i infrastrukturës sociale në komunat e prekura nga kriza e migracionit”, gëzoi ndihmën e qeverisë gjermane, e cila ka ndarë një donacion në vlerë prej 5.4 milion euro. Në kuadër të këtij programi parashihen projekte për ndërtimin e shkollave, rrugëve etj, “të cilat do t’i mbesin qytetarëve kur të kaloj kriza e refugjatëve”.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme për qytetarët, të cilët kanë duruar shumë gjatë krizës së refugjatëve”, theksoi drejtori i bankës për zhvillim nga Gjermania (KFË) Arne Gros.

Të parët që ngarendën për t’i firmosur marrëveshjet me ministrin Vulin, janë përfaqësuesit e serbëve lokalë në Bujanoc, Vranjë dhe Leskoc. Në Bujanoc, paratë do të shkojnë për rregullimin e Shkollës Fillore “Branko Radieviq” dhe asaj të mesme “Sveti Sava”, të cilat zhvillohet mësimi vetëm në gjuhën serbe.

HW

Komuna e Vranjës, në kuadër të kësaj marrëveshjeje, do të rindërtojnë tre shkolla: ,,Dositej Obradoviq”, ,,Vule Antiq” dhe ,, Branisllav Nushiq “, në vlerë prej 565,000 euro, për të krijuar kushte më të mira në procesin e mësimdhënies.

Po ashtu edhe Komuna e Leskocit, në saje të kësaj marrëveshjeje do të rindërtojnë tre shkolla, një për fëmijët me nevoja të veçanta, qendra shëndetësore për fëmijë etj.

Ministri për Punë dhe Çështje Sociale në Serbi, Aleksandër Vulin, është deklaruar për mediet se Marrëveshja parashikon financimin e 27 projekteve individuale.

Në kuadër të këtij programi të mbështetur nga qeveria gjermane dhe populli i saj, nuk dihet sa do të përfitojnë shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit, të cilët dhanë një shembull të mirë të mikpritjes për refugjatët sirianë, afganë etj.

Shumë shtëpi preshevare i kanë hapur dyert për refugjatët nga lindja, duke u ofruar ushqime, veshmbathje e vendosje, mbi baza vullnetare, pa ndonjë mbështetje nga lartë, Qeveria e Serbisë, e sot, kur ndahen projektet fitojnë ata, të cilët më pak u angazhuan për zgjidhjen e krizës së migracionit, në Luginë të Preshevës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.