RCCOLA

Përfitimet e të ngrënit kivi në mëngjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kivi pastron trupin. Ushqimi që ju hani në darkë ka gjasa të mos jetë tretur dhe e para gjë që ju shkon në mendje, është konsumimi i diçkaje të lehtë që ju ndihmon në tretje. E ku ka më mirë se ta nisni ditën duke konsumuar një kivi? Duke ngrënë mëngjesin, bëhet e nevojshme për trupin që të marrë energji që nevojiten për kiviprocesin e spastrimit.

Është i pasur me vitaminë C

Kivi është një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve që trupi ka nevojë. Në fakt, vitamina C e kivit konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme për trupin tonë. Duke ngrënë vetëm një kivi në ditë, ju merrni vlerat e mjaftueshme ditore të vitaminës C, duke përmendur këtu edhe vetitë e mira që i bën lëkurës suaj.

Përveç këtyre kivi është një frut dietik dhe acidi citrik që ai përmban, ju ndihmon në tretje.

Një tjetër veti tjetër shumë e mirë e kivit është se ai është në dispozicion gjatë gjithë vitit.

Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe luftën kundra rrudhave

RCCOLA

Kivi ka 45 kalori, përmban vitaminë C dhe E dhe këto vitamina ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Kivi është numri një në luftën kundër rrudhave, por edhe forcon sistemin imunitar. Ai përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan.

Lufton shumë sëmundje

Diabetin: Kivi është i pasur me shumë fibra, madje më shumë se molla dhe ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit

Përmirëson sëmundjet e zorrës së trashë

Kollën – Kivi ndihmon në pakësimin e kollës falë kombinimit të vitamonave C dhe K, të cilat ai i përmban me shumicë

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi/gazetashendeti/