GRANDEMALL

Përfitimet e salmonit për trupin e njeriut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Integrimi i më shumë ushqimeve të detit në dietën tuaj mund të jetë i ndërlikuar, por ndoshta ia vlen të përpiqeni herë pas here. Shoqata Amerikane e Shëndetit të Zemrës rekomandon të hani peshk dy herë në javë, dhe kjo me arsye.

Në veçanti salmoni është peshk i mirë për organizmin e njeriut, sidomos nëse jeni duke provuar të ushqeheni sa më shëndetshëm.Përfitimet e mira të salmonit

Salmoni është një burim i mrekullueshëm i acidit yndyror Omega 3. Hulumtimet kanë vërtetuar se Omega 3, ofron përfitime të ndryshme për shëndetin përfshirë këtu lehtësimin e simptomave të sëmundjeve të syrit, ndihmon në menaxhimin e simptomave të artritit reumatoid, dhe në përmirësimin e funksionit të kujtesës.

Salmoni gjithashtu është i mbushur me proteina të cilat janë tejet të rëndësishme për ta ndihmuar trupin të zhvillohet. Mungesa e këtyre proteinave në trup, qojnë tek humbja dhe dobësimi i muskujve.

Salmoni ndihmon edhe në rregullimin e gjumit.

Fundamenti

Kjo për shkak se përmban sasi të lartë të aminoacidit të quajtur triptofan, të cilin trupi i njeriut nuk e prodhon vetvetiu, prandaj duhet marrë atë përmes dietës ushqimore.

Triptofani e ndihmon trupin të prodhojë melatoninë dhe seratoninë, prandaj edhe luan rol të rëndësishëm në funksione të ndryshme të trupit, si përmirësimi i disponimit dhe ciklit të gjumit.

Salmoni njihet si burim i pasur edhe i disa vitaminave të rëndësishme për organizimin, si vitamina A e cila e forcon imunitetin e njeriut dhe e përmirëson shikimin, vitamina D që e ndihmon trupin të absorboj kalcium, vitamina B12 e cila ndihmon në shmangien e lodhjes, kapsllëkut dhe humbjes së apetitit, dhe vitamina B3 që i jep trupit energji.

Salmoni ndihmon edhe në rregullimin e hormoneve tiroide, është i pasur me zink i cili i nevojitet trupit çdo ditë, përmban sasi të madhe të glutaminës dhe hekurit, si dhe e përmban antioksidantin e quajtur astaksantina, që e mbështet funksionimin e qelizave dhe e mbron trupin nga sëmundjet.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, konsumimi i salmonit është i mirë edhe për ambientin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.