Fundamenti

Përfitimet e pabesueshme të xhenxhefilit për bukuri dhe vitalitet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Xhenxhefili mund të mos jetë gjëja e parë që ju bie ndërmend kur mendoni ushqimet që kanë përfitime shëndetësore, por në fakt ai përmban shumë të mira që ndikojnë në bukurinë dhe vitalitetin tonë.

Nën dukjen e ‘çuditshme’ të tij, xhenxhefili përmban një mori përfitimesh shëndetësore, të cilat do t’ua shpjegojmë më poshtë.

1. Asgjësues i njollave

Xhinxheroli, antioksiduesi i fuqishëm në xhenxhefil, lufton kundër njollave, shenjave dhe rrudhave. Përzieni një sasi të vogël të xhenxhefilit të imtësuar me akull dhe aplikojeni në lëkurë një herë në javë, transmeton Gazeta Express.

2. Për lëkurë me inflamacion

Xhenxhefili është një nga anti-inflamatorët e natyrës, që ndihmon në qetësimin dhe përmirësimin e lëkurës që ka probleme, duke promovuar qarkullimin e gjakut. Ata që vuajnë nga ekzema e lëkurës duhet ta përdorin vajin e tij.

UBT

3. Kundër zbokthit

Harroni shamponët me përbërje kimike, për shkak se xhenxhefili ju ndihmon të luftoni shkaktarët e zbokthit. Përzieni ca xhenxhefil të grimcuar me ujë në një shishe spreji dhe aplikojeni direkt në skalpin e kokës.

4. Për pastrimin e qelizave të vdekura

Është shumë e lehtë të krijoni kremërat tuaj të fytyrës dhe trupit në shtëpi, dhe xhenxhefili është një mënyrë fantastike e largimit të qelizave të vdekura. Provojeni atë të përzier me mjaltë të trashë, dhe shijojeni erën e parfumit përderisa i jep energji gjithë trupit tuaj.

5. Gjithmonë të rinj

Një numër studimesh në kafshë kanë treguar se xhenxhefili ka efekte mbrojtëse kundër rënieve në funksionin e trurit për shkak të moshës. Gjithashtu është bërë e ditur se xhenxhefili përmirëson në mënyrë të dukshme memorien në gratë e vjetra.