UBT

Përfitimet e mahnitshme të ananasit që nuk i keni ditur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ananasi është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, që ndihmon në luftimin e rrezatimeve të lira që njihen si shkaktarë të kancerit, transmeton Telegrafi.

Parandalon kancerin

Ananasi është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, që ndihmon në luftimin e rrezatimeve të lira që njihen si shkaktarë të kancerit, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, ananasi është i pasur edhe me vitaminë A, bromelainë, magnez etj.

Ndihmon te personat me diabet

Disa studime kanë zbuluar se personat të diagnostikuar me tipin 1 të diabetit që konsumojnë ushqim me përmbajtje të lartë të fibrave, kanë nivele më të ulëta të glukozës në gjak dhe ata me tipin 2 të diabetit kanë qarkullim më të mirë në gjak si dhe nivele të insulinës.

Një ananas mesatar përmban rreth 13 gramë fibra.

Mbron shëndetin e zemrës

Fibrat, kaliumi dhe vitamina C në ananas kontribuojnë në shëndetin e zemrës.

RCCOLA

Në një studim, ata që kanë konsumuar 4069 mg kalium çdo ditë, kanë pasur 49 për qind më pak rrezik të vdesin nga sëmundjet ishemike të zemrës.

Disa nga përfitimet tjera shëndetësore që i sjell ananasi janë:

– Ulë shtypjen e lartë të gjakut

– Përmirëson sistemin e imunitetit

– Mundëson shëndet më të mirë të eshtrave dhe kontribuon për lëkurë më të bukur

– Përmirëson shëndetin oral

– Përmirëson shikimin

– Parandalon astmën etj. /Telegrafi