KKGJILAN

Përfitimet e çajit të xhenxhefilit dhe si ta përgatisni atë

/ 2 minuta lexim

Xhenxhefili është një super ushqim me aromë dhe shije specifike.

Kjo erëzë përmban antioksidantë, vitamina, minerale dhe vajra esencialë që ndihmojnë trupin dhe mendjen.Xhenxhefili po ashtu ka efekte anti-virusale, anti-bakteriale dhe anti-parazitore, transmeton Klan Kosova.

Një nga mënyrat më të mira për të konsumuar xhenxhefilin është të përdoret si çaj, pasi kështu ofron shumë benefite shëndetësore.

Disa përfitime të çajit të xhenxhefilit:Forcon sistemin imunitarNdihmon tejkalimin më të lehtë të ftohjeve dhe gripeve
Qetëson stomakun
Redukton stresin
Përmirëson qarkullimin e gjakut

Mobi Casa

Qetëson dhimbjet e muskujve

Freskon erën e gojës
Ndihmon në humbjen e peshës
Ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzhaimerit
Por si ta përgatisni çajin e xhenxhefilit?
Përbërësit:
1 copë xhenxhefili të freskët (2-3 cm të gjatë)
1 litër ujëDisa lugë gjelle mjaltë1 limon

Përgatitja:Qërojeni xhenxhefilin dhe prejeni në feta të holla.
Vendosini fetat e xhenxhefilit në një tenxhere dhe mbusheni me ujë.
Ziejeni xhenxhefilin për të paktën 15-20 minuta në temperaturë të ulët.
Më pas, largojeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të qëndrojë kështu për 5 minuta.
Kullojeni lëngun e xhenxhefilit të cilin mund ta ëmbëlsoni me mjaltë dhe limon (sipas dëshirës).