Mobi Casa

Përfitime të shumta, por duhet edhe të keni kujdes: Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani rregullisht kivi

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kivi është një frut tropikal që përmban kalium, folate dhe vitamina C e E. Ky frut ofron përfitime të shumta, si ruajtja e shëndetit të zemrës dhe tretja më e mirë, por mund ta rritë rrezikun e gurëve në veshka.

Siç shkruan Eat This, Not That, lëkura e kivit është gjithashtu e ngrënshme dhe përmban një sasi të madhe të fibrave dhe vitaminës E.

Forcon shëndetin e zemrës
Nutricionistja Lauren Minchen thotë se konsumimi i ushqimeve të pasura me kalium, si kivi, mund të ndihmojë në rritjen e kaliumit, i cili kundërshton efektet negative të natriumit në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe ekuilibrin e ujit. Përveç kësaj, kivi është mesatarisht i lartë në fibra gjë që kontribuon në shëndetin e zemrës.

Është i mirë për tretjen
Përfshirja e shumë fibrave në dietën tuaj ka përfitime të vërtetuara për reduktimin e kapsllëkut dhe për të ushqyer një mikrobiomë të shëndetshme. Një studim i vitit 2010 zbuloi se një enzimë në kivi, e quajtur aktinidin, ndihmonte në shpërbërjen e proteinave në traktin tretës.

Shikim më i mirë
Kivi është i pasur me antioksidantë luteinë dhe zeaksantinë, të cilët luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e syve. Këto komponime janë i vetmi lloj që grumbullohen në retinë. Atje, ato mbrojnë nga dëmtimi i syrit duke i mbajtur qelizat të pastra nga radikalet e lira të dëmshme.

Uji Dea

Mund ta parandaloni aneminë
Kivi është burimi i vitaminës C me 56 miligramë për çdo frut që është 62 për qind e marrjes ditore të rekomanduar për meshkujt dhe 75 për qind për femrat. Marrja e vitaminës C në dietën tuaj të përditshme, mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë, sepse përmirëson përthithjen e hekurit në trupin tuaj.

Nxit humbjen e peshës
Një kivi përmban vetëm 44 kalori, që është një sasi shumë e vogël. Duke i zëvendësuar ushqimet me kalori të lartë me kivi, ju mund ta zvogëloni marrjen e përditshme të kalorive, gjë që do të çonte në humbje peshe.

Ruan nivelet e sheqerit në gjak
Ngrënia e ushqimeve me një indeks të ulët glikemik është veçanërisht e dobishme për diabetikët, sepse kjo do të thotë se këto ushqime mund të ndihmojnë në ruajtjen e kontrollit natyral të sheqerit në gjak.

Rrit rrezikun e gurëve në veshka
Ngrënia e kivit mund të çojë në një përvojë krejtësisht të pakëndshme. Kivi është i pasur me oksalate, një përbërës natyral bimor që mund ta rritë rrezikun e gurëve në veshka. Nëse jeni të prirë ndaj këtyre gurëve të dhimbshëm, do të ishte veprim i mençur t’i reduktoni ushqimet me përmbajtje të lartë të oksalateve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.