Fundamenti

Përfaqësuesja U19 fillon grumbullimet e saja

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U19, ka filluar etapën e re të saj për kualifikimet e Evropianit 2019.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ramiz Krasniqi, ka grumbulluar 30 futbollist nga futbolli vendor për ti testuar aftësitë e tyre dhe mbas potencialit që do të kenë, Krasniqi do t`i redukton dukshëm numrin e futbollistëve.

“Ne po fillojmë një cikël të ri me këta futbollist, kësaj radhe kam ftuar 30 futbollist të cilët luajnë në futbollin e Kosovës për t’ju dhënë rastin se çfarë kapaciteti futbollistik kanë këta talenta, ndërsa do të kenë mundësi gjatë grumbullimeve të tregojnë vetën “.

Krasniqi ka bërë të ditur se gjerë në muajin tetor kur edhe do të jenë kualifikimet për Kampionatin Evropian 2019, shumë futbollist do të sprovohen.
“Ne menjëherë në muajin maj do të kemi grumbullimin e futbollistëve të cilët na vijnë nga skuadrat evropiane dhe pastaj do të zhvillojmë një ndeshje me Shqipërinë dhe në asnjë moment nuk do të ndalemi me punët tona, duam që çdo futbollist të jap kontributin e tij pasiqë konkurrenca do të jetë jashtëzakonisht e fort”.

Eco Higjiena

Përfaqësuesja e Kosovës sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Fushë Kosovën duke ngadhënjyer me rezultat 2-1 me golat e Zhdrellës e Thaqit, ndërsa në minutat e fundit për Fushë Kosovën ka shënuar Breznica.

Përzgjedhësi Krasniqi gjatë kësaj ndeshje ju ka dhënë mundësin të gjithë futbollistëve ta shijojnë këtë ndeshje.

Përzgjedhësi Krasniqi me stafin e tij gjerë në muajin tetor do ti pret një punë mjaft e lodhshme, që të jenë sa më të përgatitur për ta përfaqësuar futbollin e Kosovës në mënyrë të dinjitetshme./rajonipress/