Përfaqësuesja nga Gjilani sfidon skuadrat zvicerane
Gjilan – Përfaqësuesja e Lidhjes Rajonale e Futbollit të Gjilanit respektivisht futbollistët e klubit “Shkëndija” (U-17) nga komuna e Gjilanit, kanë udhëtuar të mërkurën për në shtetin e Zvicrës për të luajtur miqësore kryesisht me skuadra zvicerane. Deri më 15 qershor sa do të qëndrojnë, përfaqësuesja do të zhvillojë një numër ndeshjesh me klube të kategorisë së saj.
Me këtë rast bëhet lancimi i projektit “Kampi i stërvitjeve në Zvicër për promovimin futbollit kosovar për të rinj”.
Derisa nisja e ekspeditës kosovare është bërë të mërkurën në mëngjes më 10 qershor, kjo përzgjedhje drejtohet nga trajneri Halil Halili. Ndërkohë kryetar i LRFGJ-së është Malazog Hoxha.
Udhëtimi në Zvicër në trajtë të një jave stërvitjesh e ndeshjesh organizohet nga organizata me përvojë në këtë drejtim “Swiss Association for Football Talents” dhe FC Schwamendingen.
Lista e futbollistëve
Stafi:
1. Halil Halili
2. Jeton Haliti
3. Zeqirja Sherifi
4. Isa Sadriu
Futbollistët:
1. Qendrim Jerliu
2. Edon Sulejmani
3. Erdion Bajraliu
4. Mirlind Daku
5. Rinos Ripati
6. Euron Fejzullahu
7. Erind Bislimi
8. Milot Gagica
9. Arnis Latifi
10. Getoar Halili
11. Laurit Behluli
12. Labinot Fejzullahu
13. Argjend Ibrahimi
14. Kreshnik Haliti
15. Leart Bilall
Ndeshja e parë do të zhvillohet me skuadrën zvicerane Will St. Gallen (U-16) ku do të luhet më 10 qershor, kurse më 13 qershor do të zhvillohet ndeshja e rradhës me skuadrën Yong Boys./edona jerliu/rajonipress/


