Eko Higjiena

Përfaqësuesja e Kosovës U19 udhëton të dielën drejt Italisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përfaqësuesja e Kosovës U19, për herë të parë do të merr pjesë në turneun e madh futbollistik “Roma Caput Mundi” në Itali, i cili do të mbahet nga 17-22 shkurt.

Ky turne i madh futbollistik mbahet nën përkujdesjen e FIFA-së dhe Rajonit të Lazios të Italisë.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ramiz Krasniqi, shprehet mjaft i kënaqur që do të ketë mundësi të jetë pjesë së bashku me shumë Kombëtare Evropiane për ti sprovuar forcat.
“Ky turne i madh futbollistik për Përfaqësuesen e Kosovës është i mirëseardhur duke marrë parasysh se në këtë turne do të jenë Kombëtare shumë të forta, do ta shfrytëzojmë këtë rast të tregojmë lojëra cilësore dhe do të shohim nga afër kualitetin e futbollistëve tanë të cilët janë të gjithë futbollist vendor dhe do të mundohemi të dëshmojmë se jemi një vend me kulturë të futbollit dhe shpresoj se djelmoshat tanë do të japin më të mirën që din dhe munden”.

Uji Dea

Përfaqësuesja e Kosovës U19, do të përballet me Kombëtare mjaft të forta me Italinë, Greqinë, Anglinë, Uellsinë dhe me Përfaqësuesen e Rajonit të Lazios.
“Të gjitha këto Kombëtare kanë histori të madhe të futbollit dhe ku punohet me të madhe me kategori të reja, por në asnjë moment nuk do të jemi indiferent pasiqë edhe ne do të dëshmojmë kualitetet të cilat i posedojmë, por për Përfaqësuesen tonë është një përvojë e madhe për sfidat të cilat na presin në Nëntor në kualifikimet për Kampionatin Evropian”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Siç bën të ditur Përzgjedhësi Krasniqi drejt Italisë do të udhëtojnë 20 futbollist./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.