ARKATANA

Përfaqësuesja e Kosovës U19 me plot talent

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nuk ka dyshim se Përzgjedhësit e Selektorit Ramiz Krasniqit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll U19, janë padyshim ardhmëria e futbollit të Kosovë.

Me përkushtim të madh dhe me një punë profesionale, futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës U19 në grumbullimin e tyre në Ferizaj e Mitrovicë nën direktivat e trajnerit Ramiz Krasniqit, Xhelal Karabegut e Nazmi Ramës, janë duke bërë një punë të madhe për përzgjedhjen e futbollistëve cilësor për sfidat e ardhshme të cilat e presin Përfaqësuesen e Kosovës në eliminatorët e Kampionatit Europian i cili do të mbahet në Finland.

Trajneri Ramiz Krasniqi është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në këtë grumbullim.
“Ka qenë një grumbullim jashtëzakonisht i mirë është vërejtur që kemi futbollist të talentuar dhe mjaft të mirë nga diaspora dhe atij vendorë, çdo futbollist ka dhënë kontributin e tyre janë përpjekur të lënë përshtypje sa më të mirë, një pjesë nga këta futbollist kanë dëshmuar kualitete të larta që është për tu përshëndetur”.

Mobi Casa

Nga shumë talent që ishin në këtë grumbullim ishte edhe sulmuesi i Dritës, Leutrim Kryeziu i cili nuk fsheh gëzimin që ishte pjesë e këtij grumbullimi me moshatarët e tij.

“Së pari e falënderoj trajnerin Krasniqin që më ka dhënë mundësin të jem pjesë e këtij grumbullimi, jam shumë i kënaqur me atë se çka na ka prezantuar trajneri gjithçka ka qenë për çdo lëvdatë, në qoftëse më jepet rasti ti mbroj ngjyrat e Kosovës do ta jap më të mirën që mundem dhe nuk do ta zhgënjefsha trajnerin Krasniqin në qoftese më fton”.

Siç ka bërë të ditur trajneri Krasniqi me stafin e tij, listën përfundimtare të futbollistëve do ta bën gjatë muajit Maj./sylejman ismajli/rajonipress/