Hidromorava

Përfaqësuesja e Kosovës nuk luan në qershor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk do të luaj ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, kur janë datat e lira nga FIFA.Lajmi konfirmohet nga lojtarët e Përfaqësueses për Telegrafin, duke treguar se kanë marrë një mesazh nga përzgjedhësi Albert Bunjaku dhe janë njoftuar se nuk do të luajnë.

“Trajneri Albert Bunjaku më ka dërguar mua dhe shokëve të tjerë mesazh ku na ka njoftuar se nuk do të ketë ndeshje për muajin qershor. Nuk e di arsyejen përse por kështu na është lajmëruar. Gjithashtu trajneri na ka shkruar se pret që gjatë tre muajve shtator, tetor dhe nëntor kur të jenë datat e lira mund t’i luajmë gjashtë ndeshje”, tha një lojtar i rëndësishëm i Përfaqësueses për Telegrafin.

KKVITI

Ndërkohë Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë se përse nuk kanë gjetur ndonjë kundërshtar për ndeshje miqësore duke marrë parasysh formën e mirë që ishte duke kaluar përfaqësuesja jonë.

Ju kujtojmë se gjatë muajit korrik, më saktësisht më datën 25 korrik do të hedhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’, dhe mos u befasoni nëse do ta shihni Kosovën në ndonjërin prej grupeve, pasi Përfaqësuesja jonë pritet të marrë pjesë në kualifikime. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.