Uji Dea

Përfaqësuesja e Kosovës ndryshon dy kundërshtarët për takimet miqësore të qershorit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë ndryshuar dy rivalët për ndeshjet miqësore që i zhvillon në muajin qershor.

Shtëpia e futbollit kosovar bëri të ditur se miqësorja me Kazakistanin është anuluar për shkak se qeveria e këtij vendi nuk e ka lejuar skuadrën të udhëtojë për në Prishtinë.

Edhe miqësorja e Komorosit është anuluar, shkaku që Turqia nuk lejon futjen e këtij vendi në shtetin e tyre, pasi e ka në listë të kuqe për masat antiCOVID.

ARKATANA

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga FFK dhe me cilat skuadra janë zëvendësuar:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkak që Qeveria e Kazakistanit nuk e ka lejuar Kombëtaren e këtij vendi të udhëtojë në Kosovë, ndeshja miqësore e paraparë për t’u zhvilluar më 4 qershor në Prishtinë, Kosovë-Kazakistan është anuluar, derisa në këtë datë Dardanët do të luajnë miqësore me Maltën në Austri. Ndërkohë, miqësorja tjetër e paraparë për t’u zhvilluar në Antalia më 8 qershor kundër Komorosit, do të zëvendësohet me Guinenë, pasi Komorosi për shkak të restrikcioneve për hyrje në Turqi si pasojë e Covid-19, e ka të pamundur të udhëtojë në këtë datë në Antalia.

Të rikujtojmë se Dardanët gjatë muajit qershor do t’i zhvillojnë katër miqësore. Fillimisht më 1 qershor do të përballen me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor), derisa më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.