UBT

Përfaqësuesit e universitetit NOVA vizitojnë UBT-së, impresionohen me punën e studentëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesit e Universitetit NOVA de Lisboa, përkatësisht, kryesuesja e Zyrës së Sipërmarrjes në këtë institucion, Lara Ligeiro dhe zyrtari i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Joao Oliveira, kanë qëndruar për një vizitë në UBT, me ç’rast u takuan me studentët e UBT-së, që janë shpallur fitues të projekteve në punëtorinë “UPSHIFT”, për të shikuar mundësinë e financimit të projekteve të tyre

Me këtë rast, studentët prezantuan para tyre idetë, qasjen dhe mënyrat se si planifikojnë t’i kthejnë në prototipe dhe në produkte idetë e tyre., teksa pas dëgjimit, përfaqësuesit e universitetit portugez u shprehën të impresionuar me inovacionin e shprehur brenda ideve të studentëve, si dhe me mënyrën se si ata janë shumë pasionantë për punën e tyre dhe se nuk e kanë qëllimin tek përfitimi, por tek ndihma që synojnë ta ofrojnë për komunitetin.

Uji Dea

Vlen të theksohet se, profesorët në fjalë, në mesin e të gjitha vendeve tjera, e kanë përzgjedhur Kosovën dhe konkretisht UBT-në, për realizimin e mobilitetit të tyre, në kuadër të programit Erasmus+.

Universiteti NOVA, është njëri nga shumë universitete ndërkombëtare, me të cilat UBT ka marrëveshje për shkëmbim të studentëve dhe për krijim dhe ofrim të mbështetjes në realizimin e projekteve të përbashkëta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.