HW

Përfaqësuesit e UBT-së, pjesëmarrës në International Credit Mobility

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjatë këtyre ditëve, krahas anës akademike, ku u mbajtën prezantime për procedurat e administrimit, për tregun ndërkombëtar etj., pjesëmarrësit, ndër tjerash u informuan edhe me mundësitë që ofrojnë fakultetet e Universitetit Nova, si dhe mundësitë që ofrohen në kuadër të programit Erasmus+, teksa patën mundësinë edhe të vizitojnë objektet e fakulteteve të ndryshme, si pjesë e këtij universiteti, por edhe të vizitojnë qytetin e Lisbonës dhe të njihen nga afër me kulturën dhe veçantitë e këtij qyteti.

Një delegacion i UBT-së, i udhëhequr nga rektori i këtij institucioni, Edmond Hajrizi, kanë marrë pjesë në organizimin “International Credit Mobility”, në kuadër të programit Erasmus+, që u mbajt në Universitetin “Nova de Lisboa”, në Lisbonë të Portugalisë, më 3-7 prill.

Qëllimi i këtij organizimi ishte që të mbajë trajnime për stafin përbërës të institucioneve të arsimit të lartë në Evropë, teksa u mirëpritën nga ekipi i rektoratit të Universitetit “Nova de Lisboa”.

ARKATANA

Gjatë këtyre ditëve, krahas anës akademike, ku u mbajtën prezantime për procedurat e administrimit, për tregun ndërkombëtar etj., pjesëmarrësit, ndër tjerash u informuan edhe me mundësitë që ofrojnë fakultetet e Universitetit Nova, si dhe mundësitë që ofrohen në kuadër të programit Erasmus+, teksa patën mundësinë edhe të vizitojnë objektet e fakulteteve të ndryshme, si pjesë e këtij universiteti, por edhe të vizitojnë qytetin e Lisbonës dhe të njihen nga afër me kulturën dhe veçantitë e këtij qyteti.

Gjatë kësaj kohe, përfaqësuesit kanë takuar edhe studentët e UBT-së, të cilët janë përfitues të bursës për vazhdimin e studimeve në Portugali, me ç’rast ata i njoftuan profesorët me sukseset dhe mënyrën e të mësuarit që po e zhvillojnë në Universitetin NOVA.

Në fund të këtij organizimi, për të gjithë pjesëmarrësit u dhuruan certifikata pjesëmarrjeje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.