FIDANISHTJA

Përfaqësuesit e UBT-së, pjesë e konferencës dhe ekspozitës së mbajtur në Austri

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe ligjëruesit në UBT, Arber Sadiki, Kujtim Elezi, Caroline Jaeger Klein dhe Thomas Dilinger, kanë marrë pjesë në konferencën dhe në ekspozitën “Modernizmi kosovar. Një abetare e arkitekturës”, të mbajtur në ambientet e Universitetit Teknik të Vjenës, në Austri.

Gjatë konferencës, rektori Hajrizi prezantoi temën më titull: “Universitetet dhe proceset transformuese”, ku tregoi për zhvillimin dhe proceset transformuese, nëpër të cilat kanë kaluar dhe po kalojnë universitetet e arsimit të lartë në Kosovë.

UBT

Konferenca dhe ekspozita që u mbajtën në Vjenë, u organizuan nga ligjëruesit e UBT-së, Caroline Jaeger Klein dhe Thomas Dilinger, temë bosht e të cilave ishte arkitektura kosovare në kohën e modernizmit.

Përveç përfaqësuesve të UBT-së, në këtë konferencë u prezantuan edhe punimet e arkitektëve të njohur kosovarë dhe ndërkombëtarë, si dhe njohës të tjerë të kësaj fushe, duke përfshirë Rudi Scehuvens, Marina Doring-Williams, Lulzim Kabashi, Bashkim Fehmiu, Ilir Gjinolli, Eliza Hoxha etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.