Fundamenti

Përfaqësuesit e shoqatës „Vatra“ priten nga drejtues të AKR-së

/ 2 minuta lexim

Prishtinë- Përfaqësues të Aleancës Kosova e Re u takuan me përfaqësuesit e shoqatës “Vatra” nga Gjilani, shoqatë kjo e shqiptarëve të shpërngulur nga Lugina e Preshevës.

Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i shoqatës Sejdulla Kadriu, si dhe anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate. Ata u pritën në zyrën AKR-së nga një delegacion i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli thuhet në një njoftim të Vatrës.

Në takim është diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

UBT

Kryetari i Shoqatës “Vatra”, Sejdulla Kadriu është shprehur se, qëllimi takimit ka qenë sensibilizimi i problemeve të shqiptarëve të Kosovës Lindore. “Ne kemi kërkuar që në agjendë të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë të futet edhe çështja e sensibilizimit të problemeve të popullatës së asaj ane”.

Ndërsa, Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, duke folur për të drejtat që Kushtetuta e Kosovës ju garanton minoriteteve, ka theksuar se Aleanca Kosova e Re, do të angazhohet që në bisedimet eventuale të Kosovës me Serbinë të shtrohet edhe çështja e garantimit të të drejtave elementare të popullatës shqiptare në Kosovën Lindore./rajonipress/