UBT

Përfaqësuesit e fshatrave të Artanës shpalosin kërkesat e tyre

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – ATRC në bashkëpunim me Komunën e Novobërdës ka filluar me procesin e identifikimit të nevojave të qytetarëve të Komunës së Novobërdës.

Me këtë rast në komunën e Novobërdës është mbajtur një takim me përfaqësuesit e 9 fshatrave të porsazgjedhura me temën “Identifikimi i nevojave dhe rekomandimeve të qytetarëve të Komunës së Novobërdës”.

Nora Susuri përfaqësuese nga ATRC-ja tha se ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Qytetarë aktiv-komuna të përgjegjshme dhe transparente”, të mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme.

Mobi Casa

Projekti implementohet në komunën e Novobërdës, Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës dhe ka për qëllim të rris pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Në këtë takim përmes Këshillave të fshatrave u bë identifikimi i nevojave për 9 fshatra të Komunës së Novobërdës si dhe paraqitja e rekomandimeve dhe kërkesave të banorëve të këtyre fshatrave./rajonipress/