UBT

Përfaqësues të ICITAP-it, dhe të Ambasadës Amerikane, vizituan Stacionin Policorë në Viti

/ 3 minuta lexim

Viti – Në takim morën pjesë zyrtar të PK-së, dhe EVSB-së, nga Komuna e Vitisë. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Qeni Brad, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në aspektin e psikologjisë, qeni Brad, është i veçantë dhe dallon nga qentë e tjerë, sepse është qen terapeutik dhe shërues.

Pronari i qenit Brad, z.Bob, të pranishmit i njoftoj për rolin dhe rëndësinë e qenit të tij, aj numëroj disa aktivitete që ka zhvilluar nëpër shumë vende t’jera të Botës me qenin e tij.

Tani po zhvillohen aktivitete edhe nëpër shkollat e Kosovës, të cilat kanë mirëpritur këtë projekt, dhe jemi dalë të kënaqur me punën që po e bëjmë së bashku me ju, deklaroj Bob.

Eldin Buzgovic, falënderoj PK-në, dhe EVSB-në, për bashkëpunimin dhe pritjen e bërë. Përfaqësuesi nga ICITAP-i, të pranishmit i njoftoj rreth projekteve të ndryshme dhe të shumta që po bëhen në vendin tonë, aj përmendi disa projekte që parashihen të bëhen në të ardhmen, por në këtë rast aj veçoj projektin që ka të bëjë me Vrojtuesit e Lagjes, që do të bëhet edhe në Komunën e Vitisë, etj.

Koordinimi i të gjitha aktiviteteve është bërë nga EVSB e Vitisë. Iniciues të këtyre aktiviteteve është ICITAP dhe Ambasada Amerikane ka thënë Imri Emërllahu.

UBT

Ndërkohë policia vetëdijeson nxënësit Vitias për kujdesin në rrugë.
Ky aktivitet kishte për synim rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve, kryesisht të nxënësve, në komunikacion.

Aktiviteti është koordinuar nga EVSB e Vitisë, mbështetur nga PK, dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, respektivisht shkolla e mesme teknike profesionale”Jonuz Zejnullahu”në Viti.

Nxënësit e shkollës së mesme, drejtimi i trafikut, kanë bërë demonstrime në rrugë, me ç’rast nxënësit kanë patur mundësi të shohin nga afër punën e policisë.

Në disa raste ata e kanë marrë edhe rolin e policit, të shoqëruar nga Qeni Brad, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik për rritjen e sigurisë ndaj fëmijëve nëpër rrugë.
Aktiviteti është iniciuar nga ICITAP dhe Ambasada Amerikane ka thënë Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/