UBT

Përfaqësimi i shqiptarëve nëpër gjykata, i pamjaftueshëm!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Kjo nuk është në rregull. Assesi nuk pajtohemi me faktin, që në Gjykatën Themelore në Bujanoc, nga 13-të gjykatës, të jenë vetëm 3 shqiptarë dhe kryetari i gjykatës të jetë serb”, thuhet në pyetjen e deputetit shqiptar Fatmir Hasani, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë.

Nga Sevdail Hyseni

Në seancën e fundit plenare, të Parlamentit të Serbisë, deputeti i vetëm shqiptar nga Lugina e Preshevës, Fatmir Hasani, në pyetjen për Ministrinë e Drejtësisë, ka kërkuar që në gjykatat themelore dhe ato të larta, të emërohen gjykatës varësisht nga përbërja e tyre etnike.

KKVITI

“Si pakicë kombëtare, dëshirojmë t’ia tërheqim vërejtjen institucioneve relevante, që kur të bëhet përzgjedhja dhe ndërrimi i gjykatësve nëpër gjykatat themelore dhe ato të larta, të merret për bazë përbërja e strukturës së popullsisë. Deri tani, përfaqësimi i pakicës shqiptare nuk është i mjaftueshëm, dhe ne kërkojmë që ju të angazhoheni dhe të respektoni strukturën etnike nëpër komuna”- shprehet i mllefosur deputeti Hasani.
Gjithashtu, në pyetjen e deputetit Hasani, theksohet se diskriminimi nëpër gjykata është perfid “Kjo nuk është në rregull. Assesi nuk e pranojmë faktin, që në Gjykatën Themelore në Bujanoc, nga 13-të gjykatës, të jenë vetëm 3 shqiptarë dhe kryetari i gjykatës të jetë serb”.

Po rastisi ndonjë vizitor i huaj në Gjykatën komunale të Bujanocit, mendon se është në Kralevë e jo në Luginë të Preshevës, të populluar nga shumica shqiptare.
I kësaj natyre është edhe problemi i noterëve. “Qytetarët e Preshevës, duhet të udhëtojnë deri në 50 kilometra për vërtetimin e një akti, apo marrëveshjeje të vogël”, thuhet mes tjerash në pyetjen drejtuar Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë, nga deputeti, Fatmir Hasani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.