Perëndimi s’ka pasur rol në krijimin e FAK-ut tani

Krijimi i Forcës së Armatosur të Kosovës është pjesë e presionit që Prishtina bën në kërkim të sovranitetit të plotë, por pjesë e së vërtetës së pakëndshme për kosovarët është se Kosova mund ta arrijë sovranitetin e plotë vetëm me ndihmën e Perëndimit.
Kështu thotë analisti gjerman, Bodo Weber, ekspert për Ballkanin në Këshillin për Politika të Demokratizimit (Demokratization Policy Council), në një intervistë për “Kohën Ditore”.
Aty, Weber thotë se “ka një element të josinqeritetit strukturor në shtytjen e elitave politike për sovranitet të plotë, që ka potencial të ndërlikojë marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin, dhe që shumë lehtë mund të dëmtojë synimet e deklaruara”.
Në intervistën e realizuar nga Agron Bajramit, lexoni gjithashtu se për çka, sipas Weberit do të ketë nevojë Kosova, në mënyrë që të mund të themelojë një ushtri. Në çka insiston Weber, dhe nga çka beson ai se varet përkrahja e Berlinit për FAK-un.