Perëndimi, e vetmja rrugë për shqiptarët

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Bashkim Zeneli, si njohës i mirë i gjeopolitikave, kritikon dy shtetet shqiptare për vonesat në rrugëtimin e tyre drejt Evropës. Bën të ditur se e vetmja rrugë që shqiptarët duhet ndjekur është Perëndimi dhe vlerat e saj. Zeneli në intervistën ekskluzive për gazetën “Zëri” flet edhe për mospraninë e investitorëve perëndimorë në Kosovë dhe në Shqipëri, dhe raportin me Turqinë.
Historinë prej diplomati shqiptar në Gjermani në periudhën më të rëndësishme edhe për Kosovën gjatë viteve të 90-ta i rrëfen në librin e tij “Për Gjermaninë”, Bashkim Zeneli. Raportet historike Gjermani-Shqipëri, prapaskenat gjatë luftës në Kosovë dhe miqësinë e vazhduar mes shqiptarëve dhe Gjermanisë e sqaron në detaje ish-ambasadori Zeneli në librin, të cilin e promovoi edhe në Kosovë.
Si njohës i mirë i gjeopolitikave kritikon dy shtetet shqiptare për vonesat në rrugëtimin e tyre drejt Evropës. Bën të ditur se e vetmja rrugë që shqiptarët duhet ndjekur është Perëndimi dhe vlerat e saj. Zeneli në intervistën ekskluzive për gazetën “Zëri” përmend se ku po stagnon skena politike shqiptare. Flet për mospraninë e investitorëve perëndimorë në Kosovë dhe në Shqipëri dhe raportin me Turqinë. Ai përmend edhe kujdesin që shqiptarët duhet pasur karshi agjendave islamike.