Fundamenti

“Perëndimi e kuptoi potencialin destabilizues që ka Serbia”, Biserko: Banjska ishte vija e kuqe për Vuçiqin

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, thotë se ekziston një mendim i përgjithshëm se Beogradi është një rrezik për sigurie për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Natyrisht, në atë rast, Vuçiq do të luajë përsëri në kartën ruse dhe kineze, por BE-ja, në radhë të parë Gjermania, ka aftësinë ta shantazhojë atë duke ia mohuar Serbisë qasjen në fondet evropiane”, thotë Biserko.

Biserko, në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” thekson se Banjska ishte një vijë e kuqe, e cila u pasua nga një sërë lëvizjesh nga Perëndimi – nga dërgimi i përforcimeve në KFOR, shqyrtimi i përshpejtuar i zgjerimit të BE-së me fonde të konsiderueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor për reforma dhe rimëkëmbje ekonomike, pastaj vendimi amerikan për të pranuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Juvelin”.

Mesazhet nga varrezat dhe komplekset memoriale: Politikanët e intelektualët serbë ia th…Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-sëÇmimi i energjisë elektrike, Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshmeGjashtë destinacionet e mundshme për Mourinhon: Rikthime emocionale, më shumë para ose …E vërteta pas ofertës së dështuar të Sheikh Jassim për blerjen e Manchester United

“Pas Banjskës (sulm i armatosur i njësive paraushtarake serbe në veri të Kosovës), prapa së cilës qëndronte Moska, Perëndimi më në fund e kuptoi seriozitetin e brishtësisë së rajonit, si dhe potencialin destabilizues që ka Serbia, me mbështetjen e Rusisë. Banjska ishte një vijë e kuqe, pas së cilës pasuan një sërë lëvizjesh nga Perëndimi – nga dërgimi i përforcimeve në KFOR, shqyrtimi i përshpejtuar i zgjerimit të BE-së me fonde të konsiderueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor për reforma dhe rimëkëmbje ekonomike, pastaj vendimi amerikan për të pranuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank ‘Javelin’ deri te vizita e Presidentes Vjosa Osmani në Vatikan”, tha Biserko, transmeton Telegrafi.

Biserko tha se pas procesit të manipuluar zgjedhor në serbi nuk janë të papritura deklaratat kritike të përfaqësuesve të shumtë të bashkësisë ndërkombëtare perëndimor.

“Megjithatë, komentet më të ashpra vijnë nga Gjermania, si ai i Michael Roth se ‘nuk ka vend për shërbëtorët e Putinit në Bashkimin Evropian’. Siç thekson Sreçko Gjukiq, Ballkani është një ‘vijë e zjarrit rus, ndikimit malinj rus”, sepse një fitore e tillë ‘bindëse’ e Vuçiqit është problem edhe për Perëndimin, i cili ende e toleron atë, megjithëse i beson gjithnjë e më pak pas incidentit të armatosur në Banjskë. Serbia duket se është vetëm në rrugën evropiane, por pa ambicie për t’u angazhuar seriozisht në reformat e nevojshme që sigurisht do të kërcënonin qeverinë aktuale. Këtë e vërteton politika e tij dhe mediat që ai kontrollon. Vuçiq do të përpiqet të vazhdojë të balancojë në një hapësirë ​​dukshëm më të ngushtë, sepse sigurisht që nuk do t’i mungojë as mbështetja financiare, e cila u paralajmërua në samitin BE – Ballkani Perëndimor (në Bruksel)”, tha Biserko.

Ajo tha se politika aktuale e Perëndimit ndaj Ballkanit Perëndimor daton në vitin 2008, “por është e qartë se po opinioni po piqet se nuk mund të mbyllin sytë para provokimeve të Beogradit dhe se BE-ja jo vetëm duhet të ndryshojë politikën e saj, por edhe përfundimisht të veprojë. Krahas kontrollit të situatës në Serbi, Vuçiq arriti t’i imponohej Perëndimit që në fillim të sundimit të tij si i vetmi faktor mbi të cilin ata mund të mbështeten me siguri. Por fakti është se përkundër të gjitha përpjekjeve të Perëndimit për të fituar Serbinë, Serbia kurrë nuk ka qenë më larg BE-së dhe marrëdhënia me Rusinë është një test kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, sepse mbi të gjitha është një çështje vlerash”.

Ajo tha se raporti zyrtar i OSBE-së për zgjedhjet pritet në fund të shkurtit, i cili sigurisht që nuk do të jetë aspak pozitiv.

Mobi Casa

“Kjo sigurisht që do të ndikojë në pozicionin e BE-së në marrëdhëniet e ardhshme me Serbinë. Problemi është se Perëndimi ende nuk ka një partner të përshtatshëm në opozitë që do të mbështeste politikën e tyre ndaj Kosovës. Perëndimi është i vetëdijshëm se Vuçiq nuk është më partner, por ende pret përparim nga ai kur është fjala për Kosovën. Vuçiq për t’i lënë të hapur derën BE-së, ndërkohë ka paralajmëruar kalimin e lirë të veturave me targa të Kosovës nëpër Serbi, gjë që prej kohësh ka qenë shkak për tensione dhe incidente të shumta, përfshirë edhe ato të armatosura. Me këtë gjest ai edhe një herë e vuri në dyshim Perëndimin sepse siç dihet në rrethanat e dhëna gjeopolitike mbyllja e çështjes së Kosovës është prioritet i tyre dhe jo demokracia në Serbi”.

Biserko ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, lidhur me miratimin nga Kongresi amerikan të kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave “Juveliin”

“Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi vjedhjen [në zgjedhjet në Serbi] përmes tre njoftimeve, ku i fundit ishte më i ashpër. Deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Chris Hill, se ‘qeveria amerikane pret vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë serbe për çështje me interes të ndërsjellë’, sigurisht që duhet parë në kontekstin e prioriteteve të tyre, të cilat i përcaktuan që në fillim të mandatit, që është Kosova dhe neutralizimi i ndikimit rus. Duke qenë se opozita pro-evropiane nuk është e qartë për Kosovën, krijohet përshtypja se vlerësimi i saj është se Vuçiq është i vetmi që mund të jetë efektiv. Tani kur procesi i ndërrimit të targave në Kosovë po përfundon, ai vlerësim është më bindës. Besoj se situata po ndryshon dhe se do të pasojnë ndryshime më të rëndësishme në marrëdhëniet me Serbinë”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se “Bota serbe” ka arritur kulmin e saj, por vështirë se mund të realizohet edhe pse tashmë ka bërë një rrugë të gjatë.

“… Derisa të dënohet dhe të mposhtet ideologjia e nacionalizmit serb, nuk do të ketë paqe në rajon. Ngjarjet e fundit kanë hedhur edhe një herë dritë mbi këtë problem dhe, me sa duket, për herë të parë, Perëndimi ka marrë parasysh të gjitha rreziqet që ai mbart, veçanërisht me mbështetjen me gjithë zemër të Rusisë. Problemi është se Beogradi vazhdon me aspiratat e tij, duke pasur parasysh se këtë vit vijnë zgjedhje të rëndësishme në BE dhe SHBA dhe vlerësohet se do të ketë ndryshim të qëndrimit ndaj Serbisë dhe aspiratave të saj…”, tha ajo.

Biserko thotë se vija e kuqe u kalua me 9 janar.

“Me përfundimin e çështjes së Kosovës, situata në Bosnje e Hercegovinë po radikalizohet, veçanërisht me rastin e festës së 9 janarit, e cila edhe këtë vit kaloi vijën e kuqe. Ky është provokimi më i rëndë ndonjëherë, ndaj të cilit Perëndimi ka reaguar sërish me deklarata shumë të forta. Çështja është se çfarë masash dhe sanksionesh do të pasojnë. Pritet përfundimi i gjyqit të Dodikut në Sarajevë, i cili duhet të jetë fundi i karrierës së tij politike. Nëse nuk ndodh asgjë domethënëse – atëherë e gjithë kjo tregon se Perëndimi nuk është ende gati për një pastrim të konsiderueshëm të Ballkanit për shkak të pikave nevralgjike – nga Ukraina, Gaza dhe Palestina, Deti i Kuq dhe shumë të tjera”, thotë Biserko. /Telegrafi/