Hidromorava

Përdornin foshnjën për të fshehur drogën, prangosen 4 shqiptarë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Bolonjë – Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Të katër shpërndarësit e drogës merrnin me vete fëmijën 1 vjeç, të njërit prej autorëve për të fshehur gjurmët e trafikut.

Shqiptarët u kapën në flagrancë me rreth 2 kilogramë marijuanë, në Bolonja të Italisë, transmeton Shekulli njoftimin.

Sipas policisë italiane, trafikantët e fshihnin drogën poshtë sediljes së foshnjës në makinë dhe më pas e shpërndanin atë në pika të ndryshme.

Mobi Casa

Operacioni i policisë u krye në Bolonja duke u bazuar në të dhënat e hetuesve për ekzistencën e grupit të trafikantëve. Mësohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion rajonin e Lombardisë.

Sipas policisë italiane, në pranga kanë rënë shtetasit Dorian Alikaj 27 vjeç, Ardit Struga 23 vjeç, Artiol Jahala 30 vjeç dhe Vasil Shtembari, 28 vjeç, babai i foshnjës që përdorej për fshehur aktivitetin kriminal.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.